SHBA referendumin në lindje të Ukrainës e quan të paligjshëm

12 Maj 2014 - 21:09      

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sot se nuk e njohin referendumin e paligjshëm që është mbajtur gjatë fundjavës në dy rajonet në lindje të Ukrainës.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Jen Psaki, tha sot se referendumi i organizuar nga grupet pro-ruse në Donetsk e Luhansk, është një përpjekje për ta ndarë Ukrainën dhe për ta destabilizuar edhe më tutje, situatën atje.

“Ne nuk do ta njohim referendumin e paligjshëm. Ai është i paligjshëm sipas ligjeve të Ukrainës”, ka thënë Psaki.

Separatistët pro-rusë pretendojnë se kanë fituar masivisht ndërsa Kievi zyrtar, votimet i ka quajtur një farsë.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...