Rusia nuk sheh interes nga një takim tjetër katërpalësh për Ukrainën

12 Maj 2014 - 14:51      

Rusia nuk sheh ndonjë interes për të realizuar edhe një takim të dytë katërpalësh, për Ukrainën, teksa konsideron se dalja nga kriza është e mundur vetëm nëpërmjet dialogut mes Kievit dhe përfaqësuesve të rajoneve në lindje të vendit.

Kështu ka shprehur bindjen ministri i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, i cili kishte përfaqësuar Rusinë në takimin e parë të mbajtur në Gjenevë mes këtij shteti, Ukrainës, BE-së dhe ShBA-ve.

“Të mblidhemi sërish në një format katërpalësh nuk ka aspak kuptim”, deklaroi Lavrov. “Asgjë nuk do të funksionojë nëse opozitarët e regjimit nuk përfshihen në një dialog të drejtpërdrejtë për një dalje nga kriza”, shtoi më pas kryediplomati rus.
Ai ka thënë se shpreson se në këtë pikë, derisa të gjitha palët janë dakord në parimet e daljes nga kriza që u arrit në Gjenevë më 17 prill, duhet të kalohet në masat praktike, e të cilat sipas tij duhet t’i aplikojnë palët e përfshira në konflikt.
© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...