Donjesku “voton” për vetëqeverisje

12 Maj 2014 - 08:36      

Rreth 90 për qind e votuesve në Donjeck, në lindje të Ukrainës e kanë mbështetur vetëqeverisjen në referendumin për vetëvendosje. Kështu të paktën bëjnë me dije kryengritësit në lindje të shtetit tashmë të trazuar.

Aktivistët pro-rusë në Donjeck kanë thënë se 89.7 për qind e votuesve i kanë thënë “po” vetëqeverisjes.

Të dielën është mbajtur referendum edhe në Luhansk, por kryengritësit atje nuk kanë dalë ende me rezultate.

Por nga Kievi zyrtar, votimet janë cilësuar si të paligjshme edhe nga perëndimi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Evropian kanë thënë se nuk do t’i njohin këto rezultate të referendumit që e kanë cilësuar si të paligjshëm.

Ato nuk janë monitoruar nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...