ISIS-i qerasë libianët për sulmet në Paris, kërcënon tri qytete të mëdha

3 Dhjetor 2015 - 21:18      

Luftëtarët e ISIS-it në Libi kanë dhuruar bonbone për fëmijët dhe të rriturit për të festuar sulmet terroriste të muajit të kaluar në Paris.

Festimet janë shfaqur përmes një videoje, në të cilën dy xhihadistë kërkojnë sulme në Paris, New York dhe Moskë.

Video është publikuar vetëm pak orë pasi Britania votoi për të bombarduar ISIS-in në Siri, raporton "DailyMail", transmeton koha.net.

Një nga personat në video thotë se “hakmarrja ka filluar dhe se sulmet do të vazhdojnë në Washington, pastaj në New York e më vonë në Moskë”.

“Nuk do të ketë më siguri në botë nga armët, plumbat dhe eskplosivet tona”, thotë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...