Gjermania përgatit 1.200 ushtarë, avionë e anije kundër ISIS-it

2 Dhjetor 2015 - 17:35      

Kabineti qeveritar gjerman i dha të martën “dritën jeshile” pjesëmarrjes në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri, e tani i takon Parlamentit të miratojë atë, që do të jetë misioni më i madh ushtarak i Gjermanisë, që prej atij të Afganistanit, transmeton TC.

Bundestagu diskuton sot dërgimin e 1.200 ushtarëve, 6 avionëve të zbulimit “Tornado”, avionëve cisternë dhe një fregate në mbështetje të koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS.

“Ne po e zgjerojmë pjesëmarrjen tonë në aleancë me luftën kundër të njëjtit grup ekstremist, vetëm se këtë herë në Siri”, deklaroi Angela Merkel, e cila pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris premtoi për Francën asistencë të plotë e të gjithanshme.

Mandati është i vlefshëm për një vit e ka një kosto prej 134 milionë eurosh. Pas diskutimeve të sotme, votimi në dhomën e ulët të Parlamentit gjerman duhet të mbahet të premten dhe gjasat e miratimit të nismës janë të mëdha.

Koalicioni i madh qeveritar i Kancelares ka në Bundestag një shumicë dërrmuese. Ministri i Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier i tha të përditshmes “Bild” se, pret një lloj skepticizmi mes ligjvënësve, por sërish ka bindjen se plani do të jetë i suksesshëm.

“Ne po bëjmë atë që është e nevojshme ushtarakisht, atë që ne bëjmë më mirë, e që mund të pranohet edhe në rrafshin politik. Përballë një armiku si ISIS-i duhet të jemi të duruar”, tha Frank-Walter Steinmeier.

Një pjesë e deputetëve të së majtës dhe partisë së gjelbër pritet ta kundërshtojnë mandatin ushtarak në Bundestag, e mbase edhe të ankimojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

E shqetësuar është edhe sindikata e forcave të armatosura, “Bundesëehrverband”, kryetari i së cilës, Andre Wuestner i tha televizionit publik “ARD” se luftimet mund të zgjasin 10 vite apo edhe më shumë, ndaj i nxiti udhëheqësit politikë të përvijojnë sa më qartë afatet e misionit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...