Xhihadistët targetojnë fëmijët në kampet gjermane

11 Shtator 2015 - 23:39      

Ministria e Punëve të Brendshme e Bavarisë ka deklaruar se radikalët islamikë po tentojnë që të vënë kontakt me fëmijët refugjatë që kanë ardhur në Gjermani.

Siç transmetojnë mediat, xhihadistët duan të vënë kontakt dhe pastaj t’i rekrutojnë të rinjtë azilkërkues që në Evropë kanë ardhur pa prindër.

Siç thuhet kjo situatë nuk po ndodhë vetëm në kampet e refugjatëve por ka ngjarë edhe në stacionin e Munihut ku kanë ardhur dhjetëra mijëra refugjatë javën që shkoi.

Deri në fund të vitit pritet që në Gjermani të vijnë rreth 800 mijë refugjatë, përcjell ksp.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...