Australia do të pranojë 25 mijë emigrantë sirianë e irakianë

9 Shtator 2015 - 10:12      

Sidnej, 9 shtator – Australia do të pranojë një kontigjent shtesë prej 12 mijë refugjatësh në formë solidariteti ndaj krizës së emigrantëve që braktisin Sirinë dhe Irakun, njoftoi sot Kryeministri australian, Tony Abbott.

Australia ka pranuar të zgjerojë në Irak dhe në Siri me kërkesë të SHBA-së angazhimin e saj përkrah forcave ushtarake në fushatën e sulmeve ajrore ndaj grupit të Shtetit Islamik, bëri të ditur Abbott për median.

Në përgjigje të opinionit publik që i kërkonte përfshirje më të gjerë të Australisë në krizën e emigrantëve, Abbott tha se shteti i tij do të intensifikonte ndihmë financiare në mbështetje të personave të zhvendosur në shtetet fqinjë të Irakut dhe Sirisë.

“Australia do të presë 12 mijë refugjatë një shifër e shtuar e personave të larguar për shkak të konfliktit në Irak dhe në Siri”, deklaroi Abbott.

Kontigjenti prej 12 mijë refugjatëve i shtohet numrit prej 13500 refugjatëve që Australia do të presë aktualisht çdo vit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...