Foto: Reuters

Amerika Latine, e gatshme t’i ndihmojë sirianët

8 Shtator 2015 - 18:05      

Derisa shtetet evropiane po mendohen, përtej Atlantikut, presidentja braziliane, Dilma Rousseff, ka thënë se vendi do të pranojë me duar të hapura refugjatët sirianë, pasi edhe disa shtete latino-amerikane shprehën gatishmërinë të ndihmojnë.

“Sidomos në këto kohë krize duhet t’i hapim dyert tona dhe mirëseardhjen për refugjatët”, tha Rousseff në Ditën e Pavarësisë së Brazilit, raporton KTV.

Që nga fillimi i luftës në Siri, Brazili ka pranuar 2 mijë refugjatë.

E në Venezuelë, presidenti Nicolas Maduro urdhëroi ministrinë e Jashtme të përgatitet për pranimin e 20 mijë sirianëve, e ngjashëm po vepron edhe Kili.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...