UNHCR: Në Mesdhe këtë vit kanë humbur jetën 2 800 refugjatë

7 Shtator 2015 - 09:37      

Gjenevë, 7 shtator - Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) ka njoftuar se që nga fillimi i viti 2015 e deri tanë numri i personave që kanë humbur jetën në Mesdhe gjatë tentativave për të hyrë në rrugë ilegale në Evropë ka vajtur në 2 mijë e 800 persona. Gjithahstu bëhet e ditur dhe se deri tani 366 mijë e 402 azilantë kanë arritur të mbërrijnë vendet e Europës.

Sipas të dhënave të fundit të UNHCR theksohet se nga fillimi i këtij viti e deri tani në Evropë, vendi që ka patur më shumë hyrje me rrugë detare të refugjatëve është Greqia ku këtë vit në këtë vend kanë hyrë 244 mijë e 855 azilantë. Ndërsa në Itali duke kaluar Mesdheun kanë mbërritur 119 mijë e 500 persona. Ndërsa theksohet se Spanja është vendi i tretë që ndjek Italinë me 1 mijë e 953 persona si dhe Malta me 94 persona.

Personat që mbërrijnë në Europë 75 për qind të tyre e përbëjnë meshkujt, ndërsa 13 për qind fëmijët dhe 12 për qind gratë.

Sipas OKB-së, më shumë se gjysma e azilantëve që kanë arritur të kalojnë Mesdheun dhe kanë mbërritur në Europë janë të larguarit nga Siria.

Këtë vit 51 për qind e azilantëve të mbërritur në Evropë janë nisur nga Siria, ndërsa në Greqi vetëm këtë vit kanë mbërritur 142 mijë sirianë.

Azilantët sirianë të mbërritur në Evropë këtë vit ndiqen nga afganët dhe refugjatët e ardhur nga Eritrea.

Ndërsa vitin e kaluar në Evropë patën mbërritur 219 mijë azilantë duke kaluar Mesdheun, dhe afërisht 3 mijë e 500 persona patën humbur jetën.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...