Arrihet marrëveshja për paqe në Ukrainë

17 Prill 2014 - 19:51      

Takimi katërpalësh në Gjenevë për daljen nga kriza në Ukrainë ka rezultuar i suksesshëm. Ka qenë kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov i pari që ka deklaruar se të gjitha palët e mbledhura në bisedimet e Gjenevës kanë rënë dakord për të ndërmarrë masa për të shmangur përshkallëzimin e situatës në Ukrainë.

Këto komente i ka bërë me të përfunduar takimi mes Rusisë, Ukrainës, ShBA-ve dhe BE-së, që janë mbajtur në qytetin zviceran.

Shefi i diplomacisë ruse ka thënë gjithashtu se, mes palëve ka pasur një marrëveshje që njësitë ilegale ushtarake në Ukrainë të tërhiqen dhe që kushdo që ka pushtuar institucione duhet të ulë armët dhe t’i braktisë ato. Ministri i jashtëm rus ka saktësuar se, në bazë të marrëveshjes do të ketë një amnisti për të gjithë protestuesit dhe ka shtuar se, kriza duhet të zgjidhet nga vetë ukrainasit përmes ndërmarrjes së reformave afatgjata.

Më pas, këtë e ka konfirmuar edhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry. Ai ka thënë se është rënë dakord edhe për vendosjen e një misioni të OSBE-së në Ukrainë, i cili do të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes.

Marrëveshja bën thirrje që të gjitha grupet e armatosura ilegale në Ukrainë të shpërbëhen, të ndalojë uzurpimi i ndërtesave publike dhe të ketë përmbajtje nga dhuna.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...