OKB kërkon nga Ukraina që ti mbrojë pakicat

16 Prill 2014 - 17:00      

Raportuesja e posaçme e Kombeve të Bashkuara për çështjen e pakicave, iu ka bërë thirrje autoriteteve të reja në Ukrainë, që të marrin masa për të fuqizuar mbështetjen e pakicave si dhe të punojnë drejt një rezolute të paqes.

Rita Iszak e ka lëshuar një deklaratë me shkrim sot pas një vizite që ia ka bërë Ukrainës nga data 7 deri më 14 prill.

Ekspertja hungareze ka bërë me dije se minoritetet por edhe të tjerët duhet të kenë mes vete marrëdhënie të mira ndër-etnike, ndër-fetare dhe të jetojnë në kushte të mosdiskriminimit.

Zhvillimet e fundit në Ukrainë, sipas saj, kanë rritur armiqësinë e grupeve të caktuara dhe ka bërë që Ukraina të jetë një mjedis i pasigurt që kërcënon bashkëjetesën paqësore nëse nuk ndërmerren masa.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...