Përmbledhje për atë që i ndodhi Vuçiqit sot në Srebrenicë [video]

11 Korrik 2015 - 19:12      

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, dhe delegacioni i tij janë sulmuar me gurë dhe me objekte të tjera gjatë vizitës së tyre në kompleksin përkujtimor të Srebrenicës.

Menjëherë pas këtij incidenti, delegacioni serb është larguar nga atje.

Nga delegacioni serb kanë bërë të ditur se Vuçiqi është goditur me gurë në fytyrë nga një turmë njerëzish që brohorisnin “Vdis çetnik” Ndërkohë, dhjetëra mijëra njerëz u tubuan në pjesën lindore të Bosnjë- Hercegovinës, për t’i nderuar 8 mijë burrat dhe djemtë myslimanë, të masakruar nga trupat serbë të Bosnjës, në Srebrenicë, 20 vjet më parë.

Të pranishëm në Srebrenicë ishin :ish-presidenti amerikan, Bill Clinton i shoqëruar me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, Mbretëresha Noor e Jordanisë dhe personalitete të tjera.

Mirëpo, atje nuk u lejua që të shkonte zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka dënuar sulmin në Srebrenicë kundër kryeministrit Aleksandar Vuçiq, duke vlerësuar se ky paraqet sulm jo vetëm kundër Vuçiqit, por edhe kundër tërë Serbisë dhe politikës së saj të paqes dhe bashkëpunimit rajonal.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...