Angelina: Srebrenica, shenjë e thellë në shpirtin tim

11 Korrik 2015 - 14:34      

Aktorja e famshme dhe ambasadore e posaçme e UNHCR-së, Angelina Jolie, me rastin e 20-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, ka thënë se kurrë s’do ta harrojë vizitën fabrikës në Potoçare, ku mijëra djem dhe burra boshnjakë u likuiduan në aktin brutal të gjenocidit serb.

“Ai vend i ftohtë, i zbrazët dhe i shkretuar dhe ato mure ku janë rreshtuar histori dhe kujtime individuale, lë ndjenjë të tmerrshme, që ngulitet thellë në eshtrat e çdo vizitori”, ka thënë Jolie Pitt.

Ajo ka shtuar se secili që shkon atje bën rishikimin e humanitetit dhe pyet veten se si kushdo mund të përjetojë humbjen e të afërmve në rrethana aq të tmerrshme, transmeton kp.

“Te nënat e Srebrenicës kam gjetur një kundërshti të fuqishme të asaj të keqeje. Në mirësinë e tyre të pakufi, në dinjitetin dhe maturinë me të cilën ruajnë kujtimet për fëmijët e vet. Vendosmëria e tyre për të flakur tutje hakmarrjen dhe urrejtjen është fuqia e cila më ka lënë të pagojë”, ka thënë Jolie.

Ajo beson se dhembja e atyre që e kanë përjetuar luftën në Bosnje e Hercegovinë kurrë s’do të zhduket.

“Në thelbin e vet ajo bëhet vetëm edhe më e keqe për shkak të atyre që i mohojnë faktet historike. Prandaj ka rëndësi edhe më të madhe që të ndihmojmë të gjithë ne, të cilët jemi miq të Bosnje e Hercegovinës, që kujtimi për Srebrenicën kurrë të mos zbehet”.

Aktorja dhe aktivistja humanitare në mars të vitit të kaluar vizitoi Qendrën Memoriale në Potoçare në cilësinë e ambasadores së UNHCR-së, bashkë me shefin e atëhershëm të diplomacisë britanike Willam Hague.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...