Serbia s’duron tubimet për Srebrenicën

10 Korrik 2015 - 20:04      

Autoritetet serbe vendosën të ndalojnë të gjitha veprimtaritë që lidheshin me 20 vjetorin e masakrës së Srebrenicës.

Ministria serbe e punëve të brendshme vendosi të ndalojë të veprimtaritë e
paralajmëruara për të shtunën në Beograd, me rastin e 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës, raporton FoNet, përcjell Koha.net.

Një grup organizatash joqeveritare kishin paralajmëruar për të shtunën veprimtarinë me moton “shtatë mijë për Srebrenicën”, që synonte të mblidhte shtatë mijë njerëz para Parlamentit të Serbisë, të cilët do të qëndronin të shtrirë në shenjë respekti për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.

Njëkohësisht edhe Partia Radikale serbe dhe Partia Demokratike e Serbisë kishin paralajmëruar tubime në kundërshtim të nismës së 43 organizatave joqeveritare.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...