Amnesty: Vetoja ruse për Srebrenicën, turp dhe fyerje

9 Korrik 2015 - 21:04      

“Vetoja e Rusisë, në KS të OKB-së ndaj Rezolutës për gjenocid në Srebrenicë, është ofendim për kujdesën e të vdekurve”, thuhet në reagimin e Amnesty International.

Organizata e të drejtave të njeriut e përshkroi aktin e Rusisë si fyerje për familjet e viktimave.

Sipas Amnestyt, vrasjet në Srebrenicë madje tregojnë edhe lëshimet e mëdha të OKB-së në luftën e Bosnjës.

“Rezoluta kishte të bënte shumë më shumë sesa njohja e Srebrenicës si gjenocid. Po ashtu kishte të bënte me pranimin e nevojës urgjente për sigurimin e drejtësisë për viktimat dhe përkrahje për të mbijetuarit”, thuhet nga organizata.

Në Srebrenicë ishin vrarë më shumë se 8 mijë burra dhe djem ndonëse qyteti supozohej se ishte nën mbrojtjen e paqeruajtësve holandezë.

Holandezët dështuan të parandalonin ushtarët serbë nga rrethimi i qytetit dhe mbrojtjen e civilëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...