Kongresi Amerikan miratoi Rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës

9 Korrik 2015 - 10:50      

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të SHBA e ka miratuar njëzëshëm Rezolutën për Srebrenicën, me të cilën krimet serbe të korrikut të vitit 1995 i definon gjenocid.

Kjo Rezolutë dënon të gjitha deklaratat që kontestojnë këtë nocion.

Në Rezolutë, transmeton Koha.net njoftimin, theksohet se ka rëndësi të identifikohen shenjat e gjenocidit në konfliktet e ardhshme dhe që krimi i tillë të pengohet.

Para 20 vjetësh ushtarët e serbëve të Bosnjës kanë vrarë sistematikisht 8 mijë njerëz në “Zonën e sigurt të Kombeve të Bashkuara”, të cilët paqeruajtësit holandezë i kishin bindur se nuk do t’u ndodhte asgjë nëse dorëzohen.

Rezoluta për Srebrenicën që e kishte propozuar Britania e Madhe dje me veton e Rusisë nuk u miratua në Këshillin e Sigurimit të KB.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...