Clinton udhëheq delegacionin e SHBA-së në Srebrenicë

9 Korrik 2015 - 08:50      

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka zgjedhur ish-presidentin Bill Clinton që të udhëheqë delegacionin e Shteteve të Bashkuara në ceremoninë përkujtimore të 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës, që do të shënohet këtë fundjavë.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Clinton, së bashku me kongresistë dhe ish-sekretaren amerikane të Shetit Madeliene Albright, do të shkojnë më 11 korrik në Bosnje-Hercegovinë.

Në delegacionin amerikan gjithashtu bën pjesë senatori Roger Wicker dhe Jeanne Shaheen si dhe përfaqësuesit Eliot Engel dhe Peter King.

Afro 8,000 burra dhe djem myslimanë u vranë në Srebrenicë në vitin 1995 nga forcat serbe, masakër e cila konsiderohet më e madhja që prej Luftës së Dytë Botërore.

Lufta në Bosnje ka pasur një rol qëndron në politikën e jashtme të administratës së Clinton. Ai më pas kishte avokuar për krijimin e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...