Foto: Koha

Vuçiq i bindur se Rezoluta për Srebrenicën nuk do të kalojë

8 Korrik 2015 - 12:04      

Kryeministri Serb, Aleksander Vuçiq ka garantuar serbët se rezoluta e propozuar nga Britania për Srebrenicën nuk do të miratohet të mërkurën në Këshillin e Sigurimit, transmeton TV ARTA.

Në një konferencë të jashtëzakonshme ai ka thënë se ka garanci se një rezolutë e tillë nuk do të kalojë.

Ai tha se Serbia nuk është e lumtur për atë që po quhet fitore.

“Ne nuk kemi fuqi, nuk kemi ndikim në trendet globale, nuk kemi as mentor e as sponsor. Por është e nevojshme që të gjithë, pa asnjë ndikim, të respektojnë viktima”, tha Vuçiq.

Një rezolutë që do të mund të miratohej do duhej të kishte tekst tjetër dhe jo të akuzojë Serbinë për gjenocid, sepse serbët, sipas Vuçiqit, do ishin populli I vetëm në botë të akuzuar për gjenocid.

“Ne falënderojmë miqtë tanë, Kinën, Rusinë, Venezuelën,Angolën dhe të tjerët që na kontaktuan dhe thanë se janë të gatshëm të nda ndihmojnë”.

Konferencën e tij Vuçiq e përfundoi duke thënë se është koha për të vënë në pah dallimet dhe të dëshmohet që Serbia është e gatshme për pajtim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...