KS i KB-së sot pritet ta votojë Rezolutën për Srebrenicën

8 Korrik 2015 - 10:02      

Këshilli i Sigurimit ka shtyrë për sot votimin e rezolutës për Srebrenicën të cilin e ka paraqitur Britania e Madhe, pasi Rusia ka kërcënuar se do t’i vërë veto asaj, për shkak të referencës për gjenocid.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit pritet të nisë në orën 16.00.

Në këtë propozim rezolutë, Serbia akuzohet për gjenocid kundër popullit boshnjak si dhe për përdhunim seksual, të vajzave, grave, fëmijëve dhe burrave jo vetëm në Srebrenicë, por edhe nëpër gjithë Bosnjën.

Përdhunimi seksual gjatë luftës cilësohet krim lufte.

Qeveria britanike ka ndarë 1.5 milion euro për të shënuar 20 vjetorin e masakrës më të tmerrshme pas Luftës së Dytë Botërore që ndodhi në Srebrenicë nga forcat serbe dhe të ushtrisë serbe në Bosnjë e Hercegovinë.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të ndjekë ceremoninë përkujtimore të masakrës së Srebrenicës më 11 korrik.

Vuçiq ka thënë se do të ndjekë ceremoninë përkujtimore të masakrës së Srebrenicës më 11 korrik.

Serbia, serbët e Bosnjës dhe Rusia e kundërshtojnë këtë term. Gjykatat ndërkombëtare dhe shumica e zyrtarëve në OKB e kanë përdorur atë për të përshkruar masakrën e 8,000 burrave dhe djemve myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...