Foto: AP

Protestuesit prorusë sfidojnë ultimatumin e Ukrainës

15 Prill 2014 - 11:39      

Demonstruesit pro-rusë dje sfiduan një afat të qeverisë për lirimin e ndërtesave të pushtuara në këmbim të amnistisë, ndërkohë që presidenti i përkohshëm i Ukrainës i ka kërcënuar ata me një goditje ushtarake.

Siç raporton VOA, dhjetëra protestues thyen dritaret e selisë së policisë në qytetin lindor të Ukrainës, Horlivka dhe u përleshën me policinë duke marrë nën kontroll objektin.

Presidenti amerikan Barack Obama paralajmëroi presidenti rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike dje se Moska do të përballet me kosto të tjera nëse veprimet e saj në Ukrainë vazhdojnë. Ai i kërkoi gjithashtu udhëheqësit rus që të përdor ndikimin e tij për të bindur demonstruesit që të largohen nga ndërtesat që ata i kanë pushtuar.

Presidenti rus Vladimir Putin, nga ana e tij, i bëri thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama për të shkurajuar qeverinë e Ukrainës nga përdorimi i forcës kundër protestuesve.

Gjatë bisedës së djeshme telefonike me Obama, udhëheqësi rus mohoi pretendimet për përfshirje të agjentëve rusë në protesta duke i quajtur ato "spekulime në bazë të informacionit jo të besueshëm''.

Putin tha se protestat ishte një shprehje e zemërimit të publikut në lidhje me hezitimin e qeverisë ukrainase për të njohur interesat e rusisht-folësve në lindje të vendit.

Demonstruesit po kërkojnë organizimin e një referendumi për ndarje nga Ukraina dhe bashkim me Rusinë, të ngjashëm me referendumin e muajit të kaluar në Krime. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...