KS kritikon Rusinë, ajo Ukrainën

14 Prill 2014 - 09:08      

New York, 14 prill - Rusia u bë objekt kritikash të forta nga fuqitë botërore në një takim emergjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dje, ndërkohë që u ndezën përleshjet vdekjeprurëse mes separatistëve pro-rusë dhe përkrahësve pro-qeverisë në Ukranën lindore.

Ambasadorja amerikane në OKB Samantha Power dhe ambasadori britanik Mark Lyall Grant e akuzuan Rusinë për orkestrimin e dhunës. Zonja Power tha se paqëndrueshmëria në Ukrainë ishte “plotësisht e nxitur nga elementë të caktuar”. Ambasadorja tha se trazirat ishin të inskenuara nga Rusia. Zoti Grant i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të paralajmërojë Rusinë të mos acarojë më tej situatën.

Rusia, e cila kërkoi zhvillimin e takimit, i hodhi poshtë akuzat. Ambasadori rus Vitali Çurkin i bëri thirrje Këshillit t’i kërkojë Kievit të ndalë përdorimin e forcës kundër popullatës së Ukrainës lindore.
Separatistët pro-rusë u përleshën me përkrahës pro-qeveritarë dje në Ukrainën lindore, ndërkohë që afron afati që u është dhënë separatistëve për të dorëzuar armët.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...