Themeluesi i "Charlie Hebdos" e bën përgjegjës kryeredaktorin për botimin e karrikaturave fyese

16 Janar 2015 - 08:44      

Paris, 16 janar - Një nga themeluesit e revistës satirike “Charlie Hebdo” e ka cilësuar si të papërgjegjshëm Drejtorin e Publikimeve Patrick Charbonnier i cili humbi jetën në sulmet terroriste ndaj zyrave kësaj reviste, raporton AA.

Gazetari 80 vjeçar Roussel ka lëshuar kritika ndaj Drejtorit të Publikimit të revistës satirike “Charlie Hebdo”, Patrick Charbonnier ose siç njihet ndryshe me emrin e tij shkurt "Charb" dhe e ka quajtur atë si përgjegjës për vrasjen e 12 personave në sulmin terrorist.

Në një deklaratë për revistën franceze Nouvel Observatuer ai është shprehur se Charb në vitin 2011 duke publikuar një karikaturë të Profetit Muhammed bëri që të marrë shumë kritika, madje u bë shkak i shumë sulmeve ndaj faqes sonë të internetit. Charb duke e ditur që kishte krijuar një mjedis të tensionuar vazhdoi me karikaturat dhe arriti të tërheqë pas vetes edhe kolegët e tjerë.

Roussel ka kontribuar shumë në revistën “Charlie Hebdo” e cila gjatë viteve 1970 mbante emrin Hara-Kiri Hebdo.
“Charlie Hebdo” e cila njihet për pikëpamjet e saj kundër fetare ka publikuar shumë karikatura me tematikë antifetare për Islamin, Krishterimin apo Jehudizmin.

Revista me publikimin e karikaturave kundër Islamit dhe Profetit Muhammed ka marrë kritika të shumta nga shoqata fetare Islame në Francë dhe jashtë saj. Ajo është bërë shpesh herë objekt i gjyqeve kundër këtyre karikaturave.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...