ShBA mbështet Charlie Hebdo-në

14 Janar 2015 - 09:49      

Shtetet e Bashkuara e kanë përsëritur mbështetjen e tyre ndaj lirisë së shprehjes, duke e potencuar rastin e fundit të sulmit në revistën franceze Charlie Hebdo.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Half, teksa ka folur të enjten në Uashington, e ka shfaqur mbështetjen e SHBA-ve për revistën Charlie Hebdo.

“Ne absolutisht e mbështesim të drejtën e Charlie Hebdo që të publikoj këso gjërash dhe kjo është ajo çfarë ndodhë në një demokraci”, ka thënë Harf.

Revista satirike Charlie Hebdo është sulmuar javën e kaluar nga dy sulmues të armatosur të cilët kanë pretenduar se po hakmerren për Profetin Muhamed.

Si rezultat i sulmit në revistë, kanë mbetur të vdekur dymbëdhjetë persona, në mesin e të cilëve tetë gazetarë dhe dy policë.

Charlie Hebdo është botuar në 3 milionë ekzemplarë, në gjashtë, ndër të cilat edhe në gjuhën arabe.

Në Francë i gjithë tirazhi është shitur brenda gjysmë ore.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...