Izraeli s’i ndal bombardimet në Gazë

10 Gusht 2014 - 14:43      

Zyrtarët në Rripin e Gazës thonë se nga sulmet ajrore izraelite sot janë vrarë tre palestinezë, përfshirë edhe një djalë të ri.

Mediet izraelite kanë raportuar se forcat ajrore izraelite kanë ndërmarrë sulme kundër 25 caqeve në Rripin e Gazës, prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Në luftimet e ripërtërira prej se përfundoi armëpushimi treditësh më 8 gusht, nga sulmet ajrore izraelite janë vrarë 14 palestinezë.

Gjatë kësaj periudhe, militantët palestinezë i kanë hedhur më se 100 raketa në territorin e Izraelit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha sot se qeveria e tij nuk do të marrë pjesë në bisedimet me Hamasin, të ndërmjetësuara nga Egjipti, derisa vazhdojnë sulmet me raketa dhe predha nga Rripi i Gazës.

Ai tha se Izraeli “nuk do të zhvilloj negociata nën zjarr”.

Negociatorët palestinezë thanë se ata do të largohen nga kryeqyteti Kajro në Egjipt, nëse Izraeli nuk merr pjesë në negociata pa kushte.

Më se 1900 palestinezë janë vrarë prej fillimit të sulmeve izraelite në Rripin e Gazës më 8 korrik.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...