Erdogan nuk e përjashton mundësinë e rikthimit të dënimit me vdekje

17 Korrik 2016 - 18:38      

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, i është përgjigjur qytetarëve në Turqi që po kërkojnë vendimin me vdekje për ushtarët që donin grusht shtet të premten, duke thënë se kjo kërkesë nuk mund të refuzohet.

Siç raporton Reuters, Erdogan pas varrimit të disa prej të vdekurve si pasojë e luftimeve ndaj ushtrisë, i ka thënë turmës se “kërkesa e popullit nuk mund të injorohet”.

Erdogan ka thënë se kjo kërkesë nuk mund të shtyhet shumë dhe se qeveria do të nisë menjëherë diskutimin me opozitën.

Një njoftim i tillë ishte dhënë dje edhe nga kryeministri turk Binali Yildirim.

Ai po ashtu ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë më shumë në rrugët e shtetit deri të premten.

Pas tentimit për grusht shtet janë arrestuar 6 mijë persona.

Turqia e ka hequr dënimin me vdekje që nga 2004, ndërsa nuk e ka ekzekutuar askënd me këtë dënim që nga 1984.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...