6 mijë të arrestuar në Turqi

17 Korrik 2016 - 16:48      

Të paktën 6 mijë persona janë arrestuar në të gjithë Turqinë në lidhje me grushtin e shtetit të dështuar.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag.

Qeveria më parë tha se rreth 3 mijë ushtarakë ishin arrestuar dhe mbrëmë një prokuror i lartë urdhëroi arrestimin e afro 2,750 gjyqtarëve të akuzuar për lidhje me klerikun mysliman Fetullah Gylen.

“Procesi ligjor do të vazhdojë”, tha Bozdag për TRT.

“Ky do të jetë rasti më i gjerë i parë ndonjëherë në historinë e Turqisë”, shtoi ai. Ai premtoi se ata që janë përfshirë në grushtin e shtetit të dështuar do të “paguajnë çmimin”.

Ministri i Drejtësisë përsëriti thirrjen e Presidentit Erdogan ndaj SHBA-së që të ekstradojnë Gylenin.

“Mbrojtja ndaj Gylenit do të dobësojë pozitën e SHBA-së dhe të dëmtojë reputacionin e saj”, tha ai. Nga i ashtuquajturi grusht shteti, 181 persona kanë mbetur të vrarë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...