Përmbledhje e grusht shteteve në Turqi që nga viti 1960

16 Korrik 2016 - 01:19      

Grusht shteti që po zhvillohet në këto momente në Turqi, e që nga Qeveria turke po cilësohet si tentim-grusht shteti, nuk është i pari që vendi ka parë: këto ngjarje datojnë që nga viti 1960.

Koha.net ju sjell një histori të shkurtër të të gjitha grusht shteteve të mëhershme në Turqi:

1960

Grusht shteti i parë në Turqi ndodhi më 1960, kur ushtria ia doli me sukses të merrte nën kontroll vendin në mesin e tensioneve të larta në vend. Presidenti i atëhershëm Celal Bayar, kryeministri Adnan Menderes dhe zyrtarë tjerë u arrestuan më pas dhe u gjykuan për tradhti, raporton Al Jazeera. Më vonë, Menderes u var.

Gjenerali ushtarak, Cemal Gursel, që drejtoi grusht shtetin, mori postin e presidentit dhe atë të kryemministrit.

1971

Ushtria përsëri rrëzoi qeverinë turke më 1971. Grusht shteti erdhi pas disa muajve të përcjell me dhunë e trazira, raporton Reuters.

Ky grusht shtet u konsiderua si “grusht shtet nga memorandumi” pasi që gjenerali ushtarak Memduh Tagmac i dha ultimatum kryeministrit Suleyman Demirel, duke e detyruar atë të largoohet nga zyra. Për dallim nga zhvillimet e vitit 1960, ushtria nuk e mori shtetin në dorë, por Kabineti që drejtonte shtetin ishte nën mbikëqyrjen e ushtrisë.

1980

Meqenëse grusht shteti i vitit 1971 nuk solli shumë qetësi në Turqi, ushtria sërish vendosi të tentonte një grusht shtet më 1980. Grusht shteti u ndërmor shtatorin e atij viti, dhe ushtria mori kontrollin. Admirali Bulent Ulusu mori postin e kryeministrit nga Demirel.

Kësaj radhe, grusht shteti solli stabilitet në Turqi, por ushtria ndaloi disa mijëra person, ekzekutoi disa dhjetëra dhe torturoi një numër të madh, raporton Al Jazeera.

1997

Ndonëse nuk mund të konsiderohet si krejtësisht grusht shtet, ushtria turke më 1997 lëshoi disa rekomandime për qeverinë turke. Zgjidhja e vetme e qeverisë ishte të pranonte ato rekomandime, raporton Al Jazeera, dhe kryeministri Necmettin Erbakan u detyrua të dorëhiqej.

I cilësuar si grusht shtet “i butë”, ai ishte i suksesshëm pasi që ushtria punoi me bizneset, me drejtësinë, me mediat dhe me liderët politikë, raporton Reuters.  

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...