Nesër në Maqedoni vazhdojnë protestat kundër Ivanovit

17 Prill 2016 - 15:51      

Lëvizja Qytetare ‘Protestoj’ e cila prej 5 ditësh ka organizuar protesta në të cilat qytetarët kërkojnë dorëheqjen e presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov për shkak të vendimit të tij që të fal politikanët të dyshuar për vepra penale, sot nuk do të organizojë protesta.

Protestën e radhës, sipas Alsat – M, kjo lëvizje e ka caktuar për ditën e nesërme, me fillim në ora 18:00, kurse lokacioni se ku do të tubohen protestuesit do të shpaloset nesër.

Përveç dorëheqjes së Ivanovit nga Lëvizja ‘Protestoj’ kërkojnë edhe tërheqjen e vendimit për falje të politikanëve kriminel siç i quajnë ata, formimin e një qeverie ekspertësh dhe implementimin e rekomandimeve të dala nga raporti i Pribes me qëllim organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Megjithatë protesta do të mbahen qytete të tjera përfshi në Veles.

Ndërkohë kundër vendimit të Ivanovit sot një numër i maqedonasve ka protestuar në New York, kurse është paralajmëruar edhe një protestë tjetër para Ambasadës së Maqedonisë në Uashington.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...