Protestuesit në Shkup zhvendosen tek Qeveria

15 Prill 2016 - 21:58      

Protestat në Shkup kanë vazhduar edhe sonte, pas vendimit të presidentit Ivanov për amnistinë e shumë figurave publike dhe politike në Maqedoni.

Përkundër që natën e kaluar protestuesit kanë gjuajtur dhe djegë një pjesë të objektit të zyrës së presidentit Ivanov, ata sonte janë zhvendosur te ndërtesa e Qeverisë, transmeton Koha.net.

Protestuesit kanë arritur atje dhe njësia special i ka braktisur radhët e saja në afërsi të ndërtesës, pasi që i pari i Partisë “Dinjiteti”, Stijançe Angelov u ka kërkuar atyre që të bëjnë këtë veprim.

Ivanov, përkundër kërkesave edhe të partive opozitare dhe qytetarëve protestues, nuk ka pranuar të tërhiqet nga vendimi i tij që ka çuar vendin në një situatë kaosi.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...