Foto: Reuters

Protestuesit demolojnë zyrat e presidentit maqedon

13 Prill 2016 - 21:38      

Në organizim të nismës qytetare "Protestoj" sonte në qendër të Shkupit mbahet protestë në shenjë revolte nga vendimi i djeshëm i presidentit, Gjorge Ivanov për ndërprerjen e përgjithshme të të gjitha procedurave kundër politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre lidhur me përgjimin dhe krizën politike.

Protesta filloi para Prokurorisë Publike Speciale në shenjë mbështetjeje për punën e tij, ndërsa vazhdoi para Zyrës popullore të Presidentit, në të cilën pjesëmarrësit kanë gjuajtur vezë dhe gurë. E kërkojnë dorëheqjen e presidentit Ivanov, ngrirjen e procesit për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor dhe formimin e Qeverisë eksperte e cila do të organizojë zgjedhje korrekte, demokratike dhe kredibile, shkruan Alsat.
Demonstruesit thonë se nuk do t’i ndërpresin protesta deri sa Ivanovi ta tërheqë vendimin e turpshëm për faljen e politikanëve që janë në hetime. Ata kanë djegur edhe fotografi të kryetarit Ivanov.

Me qëllim të pengimit të ndonjë përplasje qytetare, është shtuar prania e policisë, të cilët janë pajisur me mjete të rënda, si autoblinda dhe topa uji.

Ndërsa nga ana tjetër dhjetëra mbështetës të VMRO-DPMNE-së kanë protestuar para selisë së LSDMM-së. Ato akuzojnë kreun e LSDM-së, Zoran Zaevin, se ka bashkëpunuar me shërbime të huaja për të shkatërruar shtetin.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...