Washington: Qindra të arrestuar në protestën kundër ndikimit të parasë në politikë

12 Prill 2016 - 14:21      

Policia në Uashington ka arrestuar dje më shumë se 400 njerëz që protestonin kundër ndikimit të parasë në politikë.

Policia amerikane tha se shumica e të arrestuarve, në afërsi të qeverisë amerikane, janë marrë në paraburgim për "aktivitete të protestës së paligjshme", të tilla si grumbullimi dhe bllokada.

Protestuesit e grupit Demokracia Pranverore u mblodhën në Uashington, me pankarta të llojit ‘Rikthejeni besimin tonë’, ‘Largojeni paranë nga politika’, si dhe ‘Mbroni të drejtat tona të votimit’.

Grupi, që përfshinte edhe aktorin e njohur Mark Ruffalo, dhe aktivistin politik, Noam Chomsky, tha përmes faqes së tyre të internetit se protestuesit kishin për qëllim që t’i bënin presion Kongresit që “të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për t’i dhënë fund korrupsionit të shumave të mëdha të parave në politikë dhe të sigurojë zgjedhje të lira dhe të drejta”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...