Përse kemi më shumë dhimbje në gjunjë gjatë dimrit

6 Dhjetor 2015 - 11:45      

Studimi i ri, i publikuar në Clinical Journal of Pain, zbulon se dhimbjet në gjunjë tek personat që vuajnë nga sëmundjet e sistemit skeletor, janë shumë më intensive gjatë muajve të dimrit.

Studiuesit theksojnë se shkaku kryesor i dhimbjeve më intensive në gjunjë gjatë dimrit është mungesa e vitaminës D në trup. Shkencëtarët e analizuan gjendjen shëndetësore dhe intensitetin e dhimbjes në gjunjë në popullsinë botërore gjatë gjithë vitit.

Ata konstatuan se njerëzit që vuajnë nga osteoporoza, shpesh kërkojnë ndihmë nga ndonjë mjek gjatë dimrit. Shumicës së tyre u ndihmon marrja e suplementeve të vitaminës D, transmeton Koha.net. Vitamina D prodhohet në trup gjatë ekspozimit ndaj diellit, që është arsyeja se pse gjatë muajve të dimrit e kemi në sasi më të vogla në trup.

Mungesa e vitaminës D e rrit rrezikun e inflamacionit kronik në trup, por edhe shpesh e shkakton përkeqësimin e simptomave të inflamacionit kronik. Sasia e vogël e vitaminës D në trup e vështirëson funksionimin adekuat të indeve eshtërore. Mungesa e vitaminës D është një problem që haset nga shumë njerëz në mbarë botën.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se rreth 40% e popullsisë botërore nuk e merr sasinë e mjaftueshme të vitaminës D.

Nëse nuk jeni të sigurt për sasinë e duhur të marrjes së vitaminës D, konsultohuni me mjekun tuaj ose nutrologun. Trupi e ruan vitaminën D në qelizat e yndyrës, që është arsyeja se pse nevoja për vitaminë D rritet në përputhje me peshën e trupit.

© KOHA 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...