Nis seminari mbarëkombëtar i gjuhës shqipe për diasporën

27 Korrik 2015 - 18:21      

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka hapur sot punimet e Seminarit të XI Mbarëkombëtar për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Diasporë, i cili këtë vit po të mbahet në Pejë dhe do të zgjatë deri më 30 korrik 2015.

Në ceremoninë solemne të hapjes së punimeve të Seminarit, ministri Bajrami ka theksuar rëndësinë e organizmit të këtij seminari, sa i përket ruajtjes së gjuhës, identitetit dhe edukimit të brezave në frymën kombëtare.

“Duhet të jemi krenarë për rolin e mësuesit në të kaluarën. Mësuesit tanë kanë mbajtur gjallë idenë e identitetit kombëtar, lirisë dhe bashkimit kombëtar. Mësuesit tanë janë njerëzit që edukojnë brezat e rinj, edukojnë fëmijët tanë dhe krijojnë një pasqyrë të qartë për realitetin, në të cilin po kalon kombi shqiptar”, ka thënë Bajrami.

Ministri foli edhe për unifikimin e planprogrameve dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të të dyja shteteve (Kosovës dhe Shqipërisë), për ofrimin e mësimit të integruar në diasporë.

Ndërsa, zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Nora Malaj, ndër të tjera tha se ky Seminar është ndër ngjarjet më të rëndësishme që ministritë e të dyja vendeve dhe mësimdhënësit bëjnë për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe në diasporë.

Malaj tha se, të respektosh mësimdhënësit dhe të mësosh gjuhën shqipe në diasporë është jashtëzakonisht e rëndësishme, ndërsa theksoi se ky Seminar do të jetë një dëshmi për angazhimet tona.

Një fjalë rasti në këtë ceremoni e mbajti edhe ministri i Diasporës, Valon Murati, i cili tha se përpjekjet kësaj ministrie janë përmirësimi i kushteve për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.

Në këtë Seminar trajnues profesional, i cili këtë vit po mbahet në Pejë, po marrin pjesë rreth 140 mësues shqiptarë që punojnë me fëmijët në diasporë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...