Krasniqi e Klaiqi të Kohës Ditore fitojnë çmimin e BE-së për hulumtimin më të mirë në gazetari

6 Maj 2016 - 16:43      

Gazetari i Kohës Ditore, Besnik Krasniqi ka treguar se ai dhe kolegu i tij Ganimet Klaiqi janë nderuar nga Bashkimi Evropian, duke e veçuar si hulumtimin më të mirë të 2015-s, një storie të publikuar në të përditshmen “Koha Ditore”.

Vet Krasniqi ka treguar se artikulli me titullin “Universiteti ilegal diplomatik”, në dy vazhdime, denoncoi një krim akademik.
“Demaskoi një universitet ilegal që proklamohej si ‘institucion diplomatik’, i cili lirshëm ‘gatuante’ diploma në hotelin Grand. Jo veç që vepronte pa u penguar nga pushteti, por edhe ndihmohej me promovim, prona e para të buxhetit të varfër të Kosovës. Dhe, bëhej për llogari të politikanëve që kishin regjistruar aty grada masteri e doktorate”, ka treguar Krasniqi.

Besnik Krasniqi

“Vetëm pak ditë pas raportimit, Ministria e shpalli ilegal këtë institucion. Veprimtaria e tij u ndërpre. U bë çështje trajtimi në organet e ndjekjes. Storia tejkaloi qëllimet. Përpos që e informoi publikun për një krim akademik dhe detyroi autoritetet të lëvizin, tani mori një çmim shumë kredibil të Bashkimit Evropian”, ka thënë më tej ai.

Krasniqi ka thënë se puna nuk mund të bëhej me tamam, pa ndihmën e kolegëve dhe pa ambientin për punë që të ofron KOHA.
“I falënderoj ata, sikur edhe familjen dhe lexuesit, që më kanë mbështetur përgjatë një dekade, sa jam në këtë profesion”, ka thënë Krasniqi.

Ganimet Klaiqi

Vendin e dytë e mori gazetari Parim Olluri, për hulumtimin “Miku i Lushtakut Përfiton nga Vala” i cili ishte botuar në Gazetën Jeta në Kosovë. Vitin e kaluar çmimin e parë në këtë garë e kishte fituar, Vehbi Kajtazi, për artikull të botuar në Koha Ditore. Ndërsa çmimin e tretë e kanë fituar gazetarët Leonida Molliqaj dhe Besnik Boletini të “Preportr” për hulumtimin “Sot punon sot han” i botuar në këtë gazetë. Çmimet janë ndarë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...