Rrahja ndërmjet tifozëve në derbin Drita-Gjilani [video]

23 Gusht 2015 - 21:30      

Xhiroja e parë në Superligën e Kosovës ka sjell derbin lokal ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, i cili përveç spektaklit, ka dhënë edhe shumë tension.

Tifozët e të dyja skuadrave, “Intelektualët” dhe “Skifterat” gjatë këtij takimi krijuan tensione shumë të mëdha, sidomos në pjesën e dytë kur edhe u ndërpre ndeshja për disa minuta për shkak të hyrjes së tifozëve në fushë.

Në këtë derbi tifozët janë futur në fushë dhe janë përleshur ndërmjet tyre, për të detyruar pastaj policinë që të qetësojë situatën për disa momente, transmeton Koha.net.

Tensionet kanë vazhduar edhe pas takimit. “Intelektualët” në profilin e tyre në facebook, kanë publikuar një video të rrahjes ndërmjet dy tifozerive, përmes së cilës u janë drejtuar rivalëve të tyre me mbishkrimin “qe ku jon burrat, o molera!!”.

Në një video tjetër tifozët e “Dritës”, që njihen si “Intelektualët”, janë dëgjuar duke thirrur “Myte, myte katunarin”.

 

 

qe ku jon burrat, o molera!!

Posted by FC Drita - Intelektualët on 2015-08-23
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...