Ardit Çuni, shqiptari që po shënon sukses në Suedi

18 Gusht 2015 - 20:31      

Depërtimi i shqiptarëve në skenën ndërkombëtare, çdo ditë po është më i madh, por edhe sukseset nuk po mungojnë, veçanërisht në muzikë dhe film.

Në qendër të vëmendjes, aktualisht është shqiptari Ardit Çuni. Mediat e shou bizit në Angli kanë shkruar për të riun 19-vjeçar, që po konsiderohet talent i muzikës. Lajmin e bënë të ditur emisioni Express Summer.

Arditi, së fundi e ka realizuar këngën me titull “Let’s Go”, së cilës ia ka realizuar edhe videoklipin. Siç raporton “Wiwibloggs”, talenti shqiptar së fundi është bërë pjesë e një ekipi suedez, me të cilët e ka realizuar këngën më të re.

Emra të njohur të muzikës si: Christian Oscarsson, Linda Sonnvik dhe Peter Boström, të cilët e kanë realizuar këngën fituese të Eurovision 2012, “Euphoria”, kanë punuar me Ardit Çunin.

“Gjithnjë e kam pëlqyer muzikën suedeze. Të punuarit me këtë ekip është gati e pabesueshme për rritjen time si artist. “Euphoria” është një nga këngët e mia të preferuara” është shprehur këngëtari me prejardhje shqiptare.

Kënga e “Let’s Go”, është publikuar në Youtube më 11 të këtij muaji, derisa brenda këtyre pak ditëve ajo është klikuar mjaft, transmeton Koha.net. Për më tepër, kënga po vlerësohet si një prej 20 këngëve më të mira të momentit në vendet nordike.

Përveç në televizione dhe radio, ky projekt është transmetuar në Ps3MuzikGuiden, që është një nga programet më të famshme në Suedi për përzgjedhjen e këngëve më të mira dance.

Ndryshe, videoklipin e këngës e ka realizuar produksioni “SebastianProduction”. Ky projekt i Arditit është në kontratë me PeerMusic që është rrjet i ngjashëm si Warner dhe Universal.
Parashihet se kënga “Let’s Go” do të jetë një hit në Suedi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...