Në Malishevë u mbajt nata e parë e festivalit “Oda e Llapushës”

2 Gusht 2015 - 08:35      

Mbrëmë, në Malishevë, ka filluar festivali folklorit “Oda e Llapushës”, edicioni i dytë, ndërsa në këtë festival të folklorit, po marrin pjesë shoqëri, grupe dhe këngëtar nga të gjitha trojet shqiptare, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, diaspora dhe Amerika, njofton kumtesa komunale.

Ky festival, përveç garës në fushën e folklorit, mbahet në kuadër të “Ditëve të Mërgatës” dhe organizohet nga Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Në hapjen zyrtare të festivalit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, “Janë shumë arsye që ky festival i takon të mbahet në Malishevë, pasi kjo trevë, është më e njohura në fushën e folklorit. Unë sonte po përmendi edhe dy ngjarje që lidhen me këtë vit, pasi është 49 vjetori kur rapsodët tanë Sali e Feriz Krasniqi, zunë vendin e parë në festivalin e rapsodëve në Londër, si dhe këtë vit, bëhen 40 vite nga vdekja e Sefë Mleqanit, njeriut që i dha aq shumë këngës dhe folklorit shqiptar”, tha Begaj.

Para fillimit të garës, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka ndarë gjashtë mirënjohje për qytetarë të Malishevës që dhanë kontribut për komunën e tyre për Malishevën. Mirënjohje iu dhanë bashkatdhetarëve Bashkim Thaçi, Agim Krasniqit, Halim Hotit, pastaj sportistit dhe kampionit të botës në kik boks Dardan Morinës, si dhe mirënjohje ju ndanë edhe Behram Hotit dhe Xhevat Kryeziut për kontributin e tyre në pajtimin gjaqeve.

Festivali u hap me paraqitjen e SHKA “Sali e Feriz Krasniqi” nga Malisheva, për të vazhduar me paraqitjen e tyre edhe shoqëritë, grupet dhe këngëtarët tjerë, të folklorit, ku u paraqitën me këngë e valle nga tradita jonë, nga të gjitha trevat shqiptare.

Paraprakisht, pjesëmarrësit, kanë defiluar rrugëve të qytetit të Malishevës.

Festivali, do të mbyllet sonte, ku juria profesionale, e përbërë nga njohësit e fushës së folklorit dhe traditës shqiptare, e përbërë nga Istref Dobi, Zymer Neziri dhe Adem Zejnullahu, do të vendosin për paraqitjet më të mira në këtë festival, të cilët do të shpërblehen nga organizatori.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...