Haziri dhe Tërnava nisin ndërtimin e një xhamie në Gjilan

23 Nëntor 2016 - 17:30      

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka pritur myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

“Komuna e Gjilanit dhe Bashkësia Islame janë të angazhuara përmes institucioneve të shtetit dhe institucionit fetarë të Bashkësisë Islame, për të njëjtit qytetarë, megjithëse dallojnë vetëm mënyra e trajtimit të tyre. Jemi duke bashkëpunuar jashtëzakonisht mirë me Bashkësinë Islame në Gjilan, e cila udhëheqë me të gjitha xhamitë dhe institucionet tjera fetare në kuadër të saj”, ka thënë Haziri.
Në takim Haziri ka thënë se Gjilani ka hapur rrugën ligjore për ndërtimin e xhamisë në lagjen “Baleci”.
“Problemit të pronës, infrastrukturës publike dhe aspekteve të tjera, Komuna e Gjilanit me kohë ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe gjithçka është gati për ndërtimin e xhamisë në lagjen “Baleci”, ka thënë myftiut Tërnava .
Pas konferencës, kryetari i Komunës dhe myftiu i Kosovës me bashkëpunëtorë, nën shoqërimin edhe të xhematit, kanë vënë gurthemelin e ndërtimit të xhamisë në lagjen “Baleci”.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...