I vidhet Çmimi Nobel mbrojtësit të të drejtave të fëmijëve në Indi

7 Shkurt 2017 - 16:05      

Bëhet e ditur se mbrojtësit indian të të drejtave të fëmijëve Kailash Satyarthi i është vjedhur Çmimi Nobel për Paqe, me të cilin ishte shpërblyer në vitin 2014.

I biri i Satyarthi, Buhvan Ribhu përmes një deklarate ka thënë se mbrëmë në shtëpinë e prindërve të tij, të cilët ndodhen në udhëtim në Panama, kanë hyrë hajdutë të cilët kanë vjedhur certifikatën e Nobelit dhe një kopje të praruar të medaljes.

Ribhu rikujtoi se babai i tij medaljen e fituar të Nobelit, siç transmeton AA, ia kishte dhuruar presidentit të Indisë Shri Pranab Mukherjee për ta ekspozuar në muze, duke shtuar se ai kishte bërë dy mostra të praruara të medaljes dhe njëra prej këtyre është vjedhur.

Ndërkaq, nëpunësi policor Ramil Banya është shprehur se janë duke i analizuar xhirimet e kamerave përreth dhe se është duke u kërkuar një pjesëtar i sigurisë së lagjes i cili është përzier është zhdukur.

Ndryshe, mbrojtësi i të drejtave të fëmijëve, 63-vjeçari Satyarthi, në vitin 2014 kishte ndarë çmimin Nobel për paqe me mbrojtësen pakistaneze të të drejtave të njeriut Malala Yusufzay.

Që nga vitet e 90-ta Satyarthi ka dhënë përpjekje në favor të fëmijëve të cilët detyrohen në punë, ndërkohë që organizata të cilën e ka themeluar, Bachpan Bachao Andolan, ka siguruar lirimin, trajtimin dhe arsimimin e mbi 80 mijë fëmijëve të shfrytëzuar si skllevër.

Ai po ashtu ka patur rol aktiv në Qendrën Ndërkombëtare për Punë të Fëmijëve dhe Arsimimin të themeluar nga organizata joqeveritare, mësimdhënës dhe sindikata nga e mbarë bota, kurse në të njëjtën kohë ka zhvilluar fushata për vetëdijësim mbi konsumin e produkteve të prodhuara nga fëmijët skllevër të detyruar në punë në vendet e Azisë jugore.

Satyarthi, i cili u bë botërisht i njohur përmes aktiviteteve të tij, në vitin 1984 u nderua me Çmimin Ndërkombëtar për Paqe Aachener nga Gjermania, ndërsa më 1995 me Çmimin Robert. F. Kennedy për të Drejtat e Njeriut nga SHBA-të. Ndërkaq, në vitin 2007 Senati i Italisë e shpërbleu atë me medalje, ndërsa në vitin 2009 SHBA-të i dhuruan Çmimin Mbrojtësi i Demokracisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...