Ministri izraelit ka përdorur qepën që të “përlotet” [video]

7 Shkurt 2017 - 10:55      

Jerusalem, 7 shkurt – Ministri izraelit i Punëve të Brendshme, Aryeh Deri është vendosur në shënjestër të kritikave të shumta në opinion, pasi në një video të publikuar zbulohet se gjatë fushatës zgjedhore ka përdorur qepë për të xhiruar një mesazh emocional drejtuar zgjedhësve.

Televizioni izraelit “Kanal 2” publikoi videon në të cilën shihet se si ministri Deri, kryetar i partisë izraelite Shas, gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2015 sytë e tij i fërkon me qepë për të xhiruar një mesazh për votuesit, ku flet për ish-liderin e ndjerë të partisë Shas, rabinin Ovadi Yosef.

Në video shihet se si Deri me buzëqeshje thotë se askush nuk mund të lëshojë lot dhe të qajë, sado që të mundohet, më pas nga miku merr qepën dhe fërkon sytë, pas çka incizohet video-mesazhi në të cilën ai “i përlotur” flet për themeluesin e partisë dhe paraardhësin e tij Yosef, raporton AA.

Deri në fillim të viteve 90-të të shekullit të kaluar ka ushtruar postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe ministrit pa resor, ndërsa për shkak të korrupsionit në vitin 2000 përfundoi në burg dhe aty qëndroi 22 muaj, prej gjithsej tre viteve, aq sa ishte i dënuar.

Lideri i partisë Shas u bë në vitin 2013, ndërsa në vitin 2015, po ashtu ishte ministër i Ekonomisë së Izraelit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...