Fansi i Liverpoolit me biçikletë nga Koreja e Jugut në Anfield

1 Shkurt 2017 - 22:20      

Një fans i Liverpoolit ka udhëtuar me biçikletë nga Koreja e Jugut e deri në Liverpool vetëm që të shikojë ekipin e tij duke luajtur në Anfield, transmeton koha.net.

Çiklistit Jungyu Lee për të arritur deri te stadiumi i janë dashur 235 ditë e mbi 16 mijë kilometra të kaluara.
Megjithatë, ai nuk ka mundur që të marrë një biletë për lojë, kështu që e ka shikuar atë në një lokal, transmeton koha.net.

Por pasi Liverpooli ka dëgjuar për udhëtimin e Jungyus, i kanë dhënë atij një biletë për të shikuar “Të Kuqtë” në përballje me Tottenhamin, që do të zhvillohet me 11 shkurt, e edhe një tur në stadium.
Jungyu ka thënë për radion BBC 5live, se ai është shumë i gëzuar që ka mundur ta bëjë këtë dhe se nuk do t’i duhet të ngasë biçikletën më.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...