Shtëpia e Bardhë i ngatërron emrin Theresa May me një yll të pornografisë para takimit me Trump

27 Janar 2017 - 11:12      

Shtëpia e Bardhë ka bërë një gafë të turpshëm duke e ngatërruar emrin e kryeministres britanike me emrin një ylli të pornografisë, transmeton koha.net.

Sot në mëngjes Shtëpia e Bardh ka ngatërruar emrin e Theresa May me një yll të pornografisë, Teresa May, në një deklaratë që shërben si udhëzuese e mediave për agjendën e tyre.

Kryeministrja britanike sot në mbrëmje do të takohet me Donald Trump dhe ky do të jetë takimi i parë i tij si president i SHBA-së me një lider të jashtëm.

Udhëzuesi i përditshëm për shtypin i lëshuar nga Shtëpia e Bardhë nga zyra e sekretarit të shtetit thotë: “Sot në orët e pasdites, presidenti do të ketë një takim bilateral me Kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Teresa May”, duke i harruar një ‘h’ në emrin e saj, transmeton koha.net.

Duke shtuar: “Presidenti do të marrë pjesë në një drekë pune me Teresa May, Kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar”, prapë duke e shkruar gabimisht, e jo si duhet, Theresa May.
Dhe pa ‘h’, siç raporton mirror, në fakt është një aktore e pornografisë, e quajtur Teresa May, e jo kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...