Specia e re me emrin Donald Trump [foto]

18 Janar 2017 - 10:21      

Trashëgimisë së milionerit Donald Trump për t’u bërë president do t’i bashkëngjitet edhe një insekt, i cili zyrtarisht ka marrë emrin e presidentit të zgjedhur amerikan.

Insekti i zbuluar rishtas, tani i njohur si “Neopalpa Donald Trump”, duket e habitshme se si ngjan me presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, transmeton Koha.net. Insekti me kurorën e ndritshme të flokëve të tij bionde dhe syve të tij të vegjël gjithsesi se e bënë ngjashmërinë edhe më të madhe.

Vendbanimi i këtij insekti është në Kaliforninë e Jugut në SHBA dhe në Kaliforninë e poshtme në Meksikë. Përderisa Donald Trump i vërtetë preferon të qëndrojë në New York edhe pse ai shumë shpejtë do të zhvendoset në Shtëpinë e Bardhë.

Biologjisti Dr. Vazrick Nazari përshkroi zbulimin e tij në edicionin e fundit të gazetës Zookeys.
Dr Vazrick Nazari i vuri këtë emër, me shpresën se mund të tërheqë publicitet për mole (lloj insekti) që është specie në zhdukje.

Ai e zbuloi insektin gjatë ekzaminimit të specieve në Muzeun Bohart të entomologjisë në Universitetin e Kalifornisë. Kur ai e pa një gjë të tillë e kuptoi se nuk përshtatet me asnjë specie tjetër të mëparshme dhe është shumë i veçantë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...