Uiski “Trump”, shitet për afër 7 mijë euro në ankand

14 Janar 2017 - 23:42      

Një shishe e rrallë uiski me autografin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, është shitur për 6 mijë paund ose rreth 7 mije euro në një ankand në Glasgow.

Uiski 26-vjeçar GlenDronach, ishte ambalazhuar në vitin 2012, për të shënuar hapjen e Trump International Golf Links në Aberdeenshire. Një blerës kanadez ofroi dy herë më shumë se çmimi i përllogaritur për të siguruar shihen në ankandin e pijeve të rralla.

Sipas drejtuesve të ankandit kishte interes të madh për uiskin “Trump” dhe çmimi me të cilin shishja u shit, i kënaqi ata, pasi shishja u ble me një çmim disa herë më të lartë nga ai fillestar. Sipas tyre, GlenDronach është një uiski i përsosur, sidoqoftë, lidhja me Trump-in i ka dhënë kësaj shisheje të veçantë edhe një prekje presidenciale, transmeton TCH.

Përveç uiskit “Trump”, një shishe 52-vjeçare “Macallan 1950”, u shit për 10 mijë paund, ndërsa një shishe Black Bowmore u shit për 5,200 paund.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...