6 Janar 2017 - 13:27
Një çarje e gjatë, që është duke ndodhur qe disa vite, në dhjetor ka shënuar rritje të papritur, ndërsa tani është vetëm 20 kilometra nga akulli që e mban ajsbergun me madhësi prej 5 mijë kilometra katrorë nga shkëputja totale, transmeton koha.net.
Shkencëtarët me bazë në Swansea thonë se humbja e një pjesë të madhe sa një e katërta e Uellsit, do të lë ta hapur për shkëputje edhe pjesë të tjera të mëdha të ajsbergut në të ardhmen.
Ky ajsberg i quajtur Larsen C, është i trash 350 metra dhe lundron gjithandej në det, buzë Antarktikut perëndimor, dhe pengon shkëputjen e akullnajave të tjera.
Hulumtuesit kanë përcjell çarjen e Larsen C për shumë vite, duke e parë atë me ankth pas shkëputjes së ajsbergut Larsen A në vitin 1995, dhe Larsen B në vitin 2002.
Ajsbergu Larsen C ka përshpejtuar shkëputjen gjatë dhjetorit ndërsa në vetëm disa javë është zgjeruar shkëputja për 18 kilometra, ndërsa është duke u mbajtur në vetëm 20 kilometra.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...