Parashikimi i errtë i Nostradamusit për vitin 2017

3 Janar 2017 - 11:53      

Botën në vitin 2017 e pret ngritja e Antikrishtit, fillimi i Luftës së tretë Botërore dhe ndoshta edhe atentati ndaj kryetarit të SHBA-së Donald Trump, pohojnë interpretues të parashikuesit Michel de Notre Dame ose Nostradamusit.

“Të fshehur pa bori të rreme / do ta shtyjnë Bizantin të ndryshojë ligjet e veta. /Nga Egjipti do të vijë njeriu që do / tërheqjen e ligjeve, ndërrimin e parave e të standardit”, janë vetëm disa nga vargjet e parashikuesit në të cilat interpretuesit shohin Shtëpinë e Bardhë, transmeton Koha.net.

Arsyetimet i kanë me ngjashmëritë e termeve “trumpet” (trompetë, bori ) me “Trump” ndaj dhe besohet se presidenti i SHBA-së do të reagojë në krizën e migrantëve dhe do të sjellë pëlcitjen e euros si valutë. Megjithëkëtë, transmeton Koha.net shkrimet e medias së huaj, derisa disa mendojnë se përpjekja e Trumpit për të mbrojtur Izraelin do të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore, të tjerë mendojnë se konfliktin planetar do ta nxisë vrasja e Trumpit e këtë do ta shfrytëzojë Antikrishti i cili në vitin e ri do të arrijë pozicionet më të larta, shkruan portali kvizitr.

Ka edhe interpretime të tjera të vargjeve nga shekulli 16. Kështu kanadezi Alex Nudelman pohon se parashikuesi ka paraparë që në vitin 2017 në Ukrainë të vendoset paqja, Amerika të humbasë statusin e superfuqisë, Kina të ngrihet e dy Koretë të bashkohen.

“Nostradamusi ka paralajmëruar po ashtu luftëra të nxehta, që do të shpërthejnë për shkak të ngrohjes globale e mungesës së resurseve natyrore e sidomos ujit. Megjithatë, kërcënimi më i madh do të jenë sulmet terroriste me armë kimike, ka thënë Nudelman, por pa i treguar vargjet nga e ka nxjerrë përfundimin.

Shumë medie e kanë kujtuar edhe parashikuesen e njohur bullgare Vanga, duke theksuar se ajo kishte thënë se Barack Obama do të jetë presidenti i fundit amerikan, dhe, siç pohohet, Donald Trump, edhe pse fitues i zgjedhjeve, nuk do ta marrë Shtëpinë e Bardhë se pse do t’i ngjajë diçka para 20 janarit.

“Të gjithë do t’i besojnë, por ai do shkatërrojë vendin ku do të shpërthejë lufta ndërmjet Jugut e Veriut”, citohet të ketë thënë bullgarja për Barack Obamën.

Ajo ka thënë po ashtu se në vitin 2016 Europa do të përjetojë katastrofë dhe se do të shndërrohet në shkretëtirë.

Asnjëra nuk kanë ndodhur, apo jo?

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...