Drejtori jep dorëheqje shkaku i vetëvrasjes së punëtores

29 Dhjetor 2016 - 17:38      

Drejtori i kompanisë së marketingut “Dentsu” ka dhënë dorëheqje shkaku se vetëvrasja e një punëtoreje është lidhur me traditën e kompanisë që punëtorët të punojnë shumë edhe jashtë orarit të punës.

Kompania ka konfirmuar se presidenti i kompanisë Tadashi Ishii, do të japë dorëheqje në janar kur bordi do të mbajë takimin e zakonshëm.

Dentsu, që ka 47 mijë punëtorë dhe operon në 140 shtete të botës, është në qendër të vëmendjes për shkak të vetëvrasjes së punëtores në Ditën e Krishtlindjeve në vitin 2016.

Rregullatori japonez ka gjetur se gruaja, Matsuri Takahashi, është detyruar të punojë me orë të tëra jashtë orarit. Ky presion e ka shtyrë atë që të bënte vetëvrasje, transmeton Koha.net.

Takahashi besohet se ka punuar 105 orë jashtë orarit brenda një muaji. Kjo e ka shtyrë drejt vdekjes.

Dorëheqja e Ishiit vjen pas hetimeve që janë kryer në zyrat e Dentsus. Rasti i vetëvrasjes është dorëzuar në gjykatë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...