24 Dhjetor 2016 - 14:23
Kryeqyteti i Suedisë mund të jetë njëri nga vendet më të dëshiruara në planet për të jetuar nga emigrantët, por sapo të gjejnë ndonjë punë të ‘ëndrrave’, gjetja e një vendi për të jetuar është një problem shumë i madh.
Lista për të marrë një vend me qira për të jetuar është aq e gjatë sa që është duke u konsideruar që të futet në librin e rekordeve botërore, Guinness.
Marrja e një vendi me qira, mund të shkojë deri në nëntë vjet, ndërsa në disa lagje të njohura mund të shkojë edhe deri në dy dekada.
“Është një treg frustues, i cili është afër prishjes së eksperiencës sime për të jetuar në qytetin që dua”, tha inxhinieria 27 vjeçare Maeva Schaller, e cila është shpërngulur në Stokholm nga Grenoble i Francës në vitin 2010, transmeton koha.net.
Stokholmi është kryeqyteti që është rritur më së shpejti në të gjithë Evropën, fal emigrantëve në numër rekord, plus që është një nga qytetet me lindjet në numër më të lartë në kontinent.
Të gjithë këta faktorë kanë çuar në rritjen e popullsisë pothuajse në një të katërtën e milionit në vetëm shtatë vjet.
Por për shkak të rregullave të rrepta të ndërtimit dhe mungesës së investimeve për disa dekada rresht, qeveritë pasuese kanë dështuar për të ndërtuar shtëpi të mjaftueshme për banorët e saj vendorë, e lëre më ata të rinj.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...