Ceresi, një botë e akullt

17 Dhjetor 2016 - 22:45      

Ceresi ka ndarë komunitetin e shkencëtarëve dhe të astronomëve se në cilën kategori ta vendosin, atë të planetëve apo të asteroidit, por kur vjen puna në studimin e tij, të gjithë kanë rënë dakort së fundmi se ky trup qiellor i vendosur në atë që njihet si “Brezi i Asteroidëve”, strehon në vetvete një oqean gjigant me ujë të ngrirë.

Në mars të 2015 sonda e “Daën” e NASA-s u vendos në orbitën e Ceresit dhe solli në Tokë të dhëna të rëndësishme mbi përbërjen e tij, transmeton tch. Pas analizimit të këtyre të dhënave, shkencëtarët e NASA-s arritën në përfundimin se në këtë trup qiellor, gjendet ujë në formë të ngrirë dhe minerale të tjera të ngjashme me ato në Tokë.

Studimi i NASA-s është publikuar së fundmi në revistën “Secience and Natyre Astronomy” dhe konfirmon një teori të hershme 30-vjeçare, që thotë se Ceres është një “botë e akullt”, ndryshe nga trupat e tjerë në “Brezin e Asteroidëve” që janë shkëmbinj të thatë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...