Ajo mbeti e mahnitur nga Shqipëria [foto]

14 Dhjetor 2016 - 15:01      

Ky koleksion me foto të rralla është publikuar në faqen e studiuesit Robert Elsie dhe janë realizuar në vitin 1922 nga Rozë Uajlldër Llejn.

“Shkrimtarja amerikane Rozë Uajlldër Llejn (1886-1968), e bija e Llora Ingëllz Uajlldërit (Laura Ingalls Wilder, 1867-1957), autorja e librave të suksesshme, Little House on the Prairie, lindi nw Dakotën e Jugut. U rrit në Mizuri ku në moshën 17-vjeçare punoi për Western Union në Kanzas Siti. Në vitin 1908 u nis për në San Fransisko ku shkroi rubrikën e gruas për gazetën San Francisco Bulletin. Me tregimet e saj të shkurtra në gazetat për gruan u bë gazetarja më e paguar në Shtetet e Bashkuara. Pas botimit të librit të parë, ajo filloi punë për Kryqin e Kuq dhe Ndihmë për Lindjen e Afërt (American Red Cross and Near East Relief), duke hetuar dhe duke shkruar për kushtet në Evropë dhe në Lindjen e Afërt (përfshirë Ballkanin) për të grumbulluar fonde për ndihmë. Filloi punë në zyrën e Kryqit të Kuq në Paris dhe udhëtoi në Itali, Greqi, Jugosllavi dhe Shqipëri, vend ky që e mahniti”, shkruan Elsie.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...